Sunday, March 15, 2015

Flokët kërkojnë kujdes - Hairs need care


Photo by: Salloni Marigona

Flokët kërkojnë kujdes të veçantë

Flokët janë pothuajse bukuria e çdo femre. Ne femrat gjithmonë bëjmë hulumtime se si mund të kemi flokë të shëndosha, të gjata apo edhe të shëndritshme. Flokët kërkojnë kujdes të veçantë sepse janë faktor i rëndësishëm i njeriut, prandaj asnjëri nga ne nuk duhet të ndalet, por duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të arrijë të ketë flokë të bukura dhe tërheqëse. Flokët e bukura dhe voluminoze janë goxha të rralla mirpo secila nga femrat mund t’i ketë ato flok duke u kujdesur në mënyrën e duhur.

Pra, që  flokët tona të jenë ashtu siç i dëshirojmë, gjithnjë është e domosdoshme që t’i përcjellim disa këshilla si më poshtë:

Flokët duhet larë në mënyrën e duhur, fjala vjen: flokët e yndyrshme duhet të lahen 3 herë në javë, ndërsa flokët e thata 2 herë.

Duhet përzgjedhur shampo i duhur, pra të jetë i posaqshëm për llojin e flokut tuaj.

Ushqimi i duhur me vitamina të shumta.

Ushtrimet fizike dhe pirja e ujit pasi që gjaku qarkullon në të gjith trupin duke përfshirë këtu edhe kokën, në mënyrë që flokët të rriten më shpejtë.

Maskat e ndryshme që flokët të jenë sa më të regjeneruara.

Prerja e flokëve çdo 2 muaj, 1-2cm që ato të jenë pa maja të dyfishta.

Përdorimi jo i shpeshtë i kreherit dhe tharëses së folkëve e praktika të ngjashme.

Duke i aplikuar këto këshilla ju do të shihni efekte pozitive në flokët tuaja.Të gjitha këto këshilla dhe këshilla të tjera do të trajtohen si tema të veçanta në këtë faqe nga të cilat do të përfitoni shumë.

No comments:

Post a Comment