Sunday, March 22, 2015

Këshilla Kundër Rënies së Flokëve - Tips for hair loss


Rënia e flokëve

Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve (chemicals), ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të ndryshme janë faktorë apo shkaqe të rënies së flokëve. Pra shqetësimi nga ky fenomen vazhdimisht po rritet megjithatë duhet të kuptojmë se në ditë mund të bien deri në 100 flokë gjë që konsiderohet normale dhe nuk duhet të na brengosë. Mirpo nëse nuk dëshironi të përballeni me renie të flokëve më shume e normalisht, duhet që patjetër të jeni të njoftuar me disa këshilla që kanë të bëjnë me luftimin e rënies së flokut.

Alopecia apo rënia e flokëve ( hair loss )

Rënia e flokëve apo siç njihet në gjuhen mjeksore, Alopecia, është çrregullim që shoqërohet me rënine e flokëve tek meshkujt apo tek femrat. Rënia e flokëve mund të jetë në forma të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme. Nëse rënia është afatshkurtër ajo mund të trajtohet në forma të ndryshme natyrale apo edhe me ndihmën e mjekut dermatolog. Humbja e flokut mund të jetë edhe e përhershme, por tanimë edhe kjo qështje ka filluar të ketë trajtim adekuat. Një ndër metodat e kthimit të flokëve por që preferohet si e fundit është edhe transplanti i flokut (hair transplant). Floku rritet 0,35 mm në ditë dhe mesatarisht ka një densitet prej 80,000 deri në 130,000 fije. Nuk duhet të brengosemi nëse masa e rënies është diku deri në 100 fije në ditë pasiqë kjo masë është në sauaza të normales, mirpo nëse ndryshimi ndodh shpejt dhe papritmas është e këshillueshme që të bëjmë konsulta me mjekun e shtëpisë apo dermatologun.
Ka shume faktorë që ndikojnë në rritjen dhe rëninen e flokut. Njëri ndër faktorët kryesor që ndikon në rënien e flokëve është trashëgimia. Ndër faktorë të tjerë të rëndësishëm janë ngjyrërat e flokëve (hair colour), faktorët emocional sikur stresi, ndotja ambientale, gjendja jo e mirë e organizmi t apo ndonjë sëmundje.

Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve:

Gjenet
Ndryshimet stinore
Faktorët hormonal
Faktorët psikologjik, si stresi, shoku emocional (vdekja e personit të dashur, aksidentet, operacionet, ndarja nga partneri apo i dashuri, etj) e të ngjashme
Disa sëmundje shëndetsore
Anemia
Ushqyerja e dobët
Sëmundjet e lëkurës të lokalizara në kokë
Traumat dhe agresionet ndaj flokëve (kapja e shtrëngueshme e flokëve, fërkimi brutal me peshqir etj.)
Dietat dhe çrregullimet ushqimore (mungesa e disa vitaminave)
Përdorimi i kimikateve
Ekspozimi ndaj rrezeve të ndryshme sikur ndaj rrezeve të diellit apo edhe rrezatimeve me rreze x
Presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë rregullimit të tyre
Këto janë vetëm disa prej arsyeve që ndikojnë në rënien e flokëve por ka edhe arsye të tjera për të cilat secili është përgjegjës që të reagojë me kohë në momentin që vëren ndryshime të dukshme.

Parandalimi i rënies së flokëve:

Ushqimi i zgjedhur. Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për parandalimin e rënies së flokëve dhe që ndikojnë në rritjen e shëndoshë të tyre janë: vezët, bajamat, peshku salmon, spinaqi, karrotat, tërshëra, fasulja, arrat e ushqime me karakteristika të ngjashme.
Përdorimi i uthullës së mollës. Uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi por veçoritë acidike që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinjë. Gjatë larjes së flokëve, pasi të largoni shamponin, e merrni një shishe të vogël plasike dhe mbusheni gjysmën e shishes me uthull molle dhe gjysmën me ujë. E tundni mirë shishen dhe pastaj lagni flokët tuaj dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj lëshoni ujin dhe shpërlani mirë. Këtë metodë mund ta aplikoni sa herë të pastroni flokët tuaj deri të vëreni ndryshime të dëshirueshme.
Vajrat natyrale. Vajrat natyrale si vaji i ullirit, avokados apo bajamas përforcojnë dhe ushqejnë flokun tuaj. Pasi t'i lyeni flokët me vajrat natyrale prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura dhe masazhojini flokët në mënyrë të lehtë dhe më pastaj shpërlani ato. Kjo metodë mund të aplikohet një ose dy herë në muaj.
Kontolloni stresin me metoda të ndyshme për qetësim dhe relaxim
Mbani një dietë të përshtatshme
Pini të paktën 2 litra ujë në ditë
Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat
Evitoni ushqimet e skuqura dhe yndyrën e tepërt në ushqim
Përdorni sallata të ndyshme të freskëta
Kujdes nga dielli i pishinës dhe i detit
Mos e ndërroni shpesh shampon dhe mos i lani flokët me ujë tepër të ngrohtë dhe mundësisht uji të jetë i vakët.

Sa i përket shampos, ju këshillojmë të përdorni shampon
HERBAL ESSENCES, Head & Shoulders ose Fitoval.

Këto këshilla duhet të merren me kujdes pasiqë çdo rast mund të jetë i veçant dhe mund të mos ketë efektin e dëshiruar.

No comments:

Post a Comment