Flokët duhet të
lihen 3 ditë pa i larë dhe pastaj mund të përdorim vajra të ndryshëm, si për
shembull vajin e ullirit, kokosit, ricinit etj.
Vaji duhet të
aplikohet tek rrënjët e flokëve dhe duhet që t'i masazhojmë skalpin e
kokës me bulbat e gishtërinjëve në mënyrë të lehtë në formë rrethore. Vajin
duhet masazhuar deri sa vaji të mos mbetet më në duar. Pastaj duhet t'i
mbledhni flokët me një peshqir, i lini 15- 20 minuta dhe pastaj i pastroni ato
me ujë të vakët.
Pas larjes së flokëve mundeni që përsëri të përdorni vajin e
kokosit për majat e flokëve por në sasi më të vogël. Vaji i kokosit (coconut
oil) preferohet më shumë për majet e flokëve sepse iu ndihmon që të mos ndahen
në dysh.
Në fund, flokët
tuaja thani me tharësen tuaj dhe flokët tuaja do të jenë të ushqyera dhe
njëkohësisht të shkëlqyera.
Për të gjetur
vajin e përshtatshëm për ju, kërkoni në dyqanet tuaja të afërta ose kërkoni vajra
të rekomanduara të cilat mund ti gjeni në internet me çmime shumë të volitshme:
Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve (chemicals), ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të ndryshme janë faktorë apo shkaqe të rënies së flokëve. Pra shqetësimi nga ky fenomen vazhdimisht po rritet megjithatë duhet të kuptojmë se në ditë mund të bien deri në 100 flokë gjë që konsiderohet normale dhe nuk duhet të na brengosë. Mirpo nëse nuk dëshironi të përballeni me renie të flokëve më shume e normalisht, duhet që patjetër të jeni të njoftuar me disa këshilla që kanë të bëjnë me luftimin e rënies së flokut.
Alopecia apo rënia e flokëve ( hair loss )
Rënia e flokëve apo siç njihet në gjuhen mjeksore, Alopecia, është çrregullim që shoqërohet me rënine e flokëve tek meshkujt apo tek femrat. Rënia e flokëve mund të jetë në forma të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme. Nëse rënia është afatshkurtër ajo mund të trajtohet në forma të ndryshme natyrale apo edhe me ndihmën e mjekut dermatolog. Humbja e flokut mund të jetë edhe e përhershme, por tanimë edhe kjo qështje ka filluar të ketë trajtim adekuat. Një ndër metodat e kthimit të flokëve por që preferohet si e fundit është edhe transplanti i flokut (hair transplant). Floku rritet 0,35 mm në ditë dhe mesatarisht ka një densitet prej 80,000 deri në 130,000 fije. Nuk duhet të brengosemi nëse masa e rënies është diku deri në 100 fije në ditë pasiqë kjo masë është në sauaza të normales, mirpo nëse ndryshimi ndodh shpejt dhe papritmas është e këshillueshme që të bëjmë konsulta me mjekun e shtëpisë apo dermatologun.
Ka shume faktorë që ndikojnë në rritjen dhe rëninen e flokut. Njëri ndër faktorët kryesor që ndikon në rënien e flokëve është trashëgimia. Ndër faktorë të tjerë të rëndësishëm janë ngjyrërat e flokëve (hair colour), faktorët emocional sikur stresi, ndotja ambientale, gjendja jo e mirë e organizmi t apo ndonjë sëmundje.
Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve:
•Gjenet
•Ndryshimet stinore
•Faktorët hormonal
•Faktorët psikologjik, si stresi, shoku emocional (vdekja e personit të dashur, aksidentet, operacionet, ndarja nga partneri apo i dashuri, etj) e të ngjashme
•Disa sëmundje shëndetsore
•Anemia
•Ushqyerja e dobët
•Sëmundjet e lëkurës të lokalizara në kokë
•Traumat dhe agresionet ndaj flokëve (kapja e shtrëngueshme e flokëve, fërkimi brutal me peshqir etj.)
•Dietat dhe çrregullimet ushqimore (mungesa e disa vitaminave)
•Përdorimi i kimikateve
•Ekspozimi ndaj rrezeve të ndryshme sikur ndaj rrezeve të diellit apo edhe rrezatimeve me rreze x
•Presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë rregullimit të tyre
Këto janë vetëm disa prej arsyeve që ndikojnë në rënien e flokëve por ka edhe arsye të tjera për të cilat secili është përgjegjës që të reagojë me kohë në momentin që vëren ndryshime të dukshme.
Parandalimi i rënies së flokëve:
•Ushqimi i zgjedhur. Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për parandalimin e rënies së flokëve dhe që ndikojnë në rritjen e shëndoshë të tyre janë: vezët, bajamat, peshku salmon, spinaqi, karrotat, tërshëra, fasulja, arrat e ushqime me karakteristika të ngjashme.
•Përdorimi i uthullës së mollës. Uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi por veçoritë acidike që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinjë. Gjatë larjes së flokëve, pasi të largoni shamponin, e merrni një shishe të vogël plasike dhe mbusheni gjysmën e shishes me uthull molle dhe gjysmën me ujë. E tundni mirë shishen dhe pastaj lagni flokët tuaj dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj lëshoni ujin dhe shpërlani mirë. Këtë metodë mund ta aplikoni sa herë të pastroni flokët tuaj deri të vëreni ndryshime të dëshirueshme.
•Vajrat natyrale. Vajrat natyrale si vaji i ullirit, avokados apo bajamas përforcojnë dhe ushqejnë flokun tuaj. Pasi t'i lyeni flokët me vajrat natyrale prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura dhe masazhojini flokët në mënyrë të lehtë dhe më pastaj shpërlani ato. Kjo metodë mund të aplikohet një ose dy herë në muaj.
•Kontolloni stresin me metoda të ndyshme për qetësim dhe relaxim
•Mbani një dietë të përshtatshme
•Pini të paktën 2 litra ujë në ditë
•Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat
•Evitoni ushqimet e skuqura dhe yndyrën e tepërt në ushqim
•Përdorni sallata të ndyshme të freskëta
•Kujdes nga dielli i pishinës dhe i detit
•Mos e ndërroni shpesh shampon dhe mos i lani flokët me ujë tepër të ngrohtë dhe mundësisht uji të jetë i vakët.
Sa i përket shampos, ju këshillojmë të përdorni shampon
HERBAL ESSENCES, Head & Shoulders ose Fitoval.
Këto këshilla duhet të merren me kujdes pasiqë çdo rast mund të jetë i veçant dhe mund të mos ketë efektin e dëshiruar.
·Flokët
mesatarisht rriten 0.3 milimetra në ditë dhe përafërsisht 1 centimeter në muaj.
·Ngrohtësia
stimulon qarkullimin e gjakut, prandaj në stinën e verës flokët rriten dukshëm
më shpejtë.
·Çdo
ditë na bien 45 deri në 60 fije floku, ndërsa gjatë stinës së vjeshtës flokët
mund të bijnë deri në 100 fije në ditë.
·Deri
më tani asnjë shkencëtarë nuk ka arritur që vetëm nëpërmjet vrojtimit në
mikroskop të një fijeje floku të dallojë nëse floku ka qenë i një mashkulli apo
një femre.
·Njerëzit
brunë (brunette) kanë mesatarisht 100,000 flokë në koken e tyre, biondët apo
bjondinat (blonde) kanë mesatarisht 150,000 ndërsa flokëkuqët (red head)
mesatarisht kanë 90,000 flokë.
·Koka
është e vetmja pjesë e trupit që nuk ka celulit (cellulite) andaj flokët
përbëjnë një lloj izoluesi termik që e zëvendëson celulitin ose yndyrën.
Flokët kërkojnë kujdes të veçantë
Flokët janë pothuajse bukuria e çdo femre. Ne femrat gjithmonë bëjmë hulumtime se si mund të kemi flokë të shëndosha, të gjata apo edhe të shëndritshme. Flokët kërkojnë kujdes të veçantë sepse janë faktor i rëndësishëm i njeriut, prandaj asnjëri nga ne nuk duhet të ndalet, por duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të arrijë të ketë flokë të bukura dhe tërheqëse. Flokët e bukura dhe voluminoze janë goxha të rralla mirpo secila nga femrat mund t’i ketë ato flok duke u kujdesur në mënyrën e duhur.
Pra, që flokët tona të jenë ashtu siç i dëshirojmë, gjithnjë është e domosdoshme që t’i përcjellim disa këshilla si më poshtë:
•Flokët duhet larë në mënyrën e duhur, fjala vjen: flokët e yndyrshme duhet të lahen 3 herë në javë, ndërsa flokët e thata 2 herë.
•Duhet përzgjedhur shampo i duhur, pra të jetë i posaqshëm për llojin e flokut tuaj.
•Ushqimi i duhur me vitamina të shumta.
•Ushtrimet fizike dhe pirja e ujit pasi që gjaku qarkullon në të gjith trupin duke përfshirë këtu edhe kokën, në mënyrë që flokët të rriten më shpejtë.
•Maskat e ndryshme që flokët të jenë sa më të regjeneruara.
•Prerja e flokëve çdo 2 muaj, 1-2cm që ato të jenë pa maja të dyfishta.
•Përdorimi jo i shpeshtë i kreherit dhe tharëses së folkëve e praktika të ngjashme.
Duke i aplikuar këto këshilla ju do të shihni efekte pozitive në flokët tuaja.Të gjitha këto këshilla dhe këshilla të tjera do të trajtohen si tema të veçanta në këtë faqe nga të cilat do të përfitoni shumë.
Keshilla per Floke është një webfaqe e cila sjell më të rejat rreth stileve të Flokëve si dhe
mirëmbajtes së tyre. Synimi i kësaj faqeje është të sjell këshilla të dobishme
për flok të bukura dhe të shëndetshme. Foto, video, artikuj e shumëçka nga bota
e Flokut vetëm për ju. Ne do tju sjellim sekretet për një flok të bukur dhe
tërheqës.
Kjo faqe do të
shtjellojë të gjitha temat në lidhje me shëndetin e Flokut dhe pamjen e Flokut.
Ndër të tjera kjo
faqe do të rishikojë dhe pasqyrojë:
·Maskat
për flokë,
·Shampoot
e ndryshme,
·Mjetet
dhe paisjet për rregullimin e flokëve,
·Larja
e flokëve,
·Ngjyrat
për flok,
·Tharja
e flokëve,
·Trajtimi
i flokëve,
·Prerja
e flokëve,
·Stilet
dhe frizurat e flokëve,
·Kujdesi
i përgjithshëm ndaj flokut e tema të ngjashme.
Zbuloni sekretet
e pamjes së bukur dhe shtoni vetëbesimin tuaj në dukjen tuaj!
Ju inkurajojmë që
të lexoni postimet tona dhe të na ndiqni në faqen tonë në facebook që të
njoftoheni të parët: facebook.com/KeshillaPerFloke
Njoftim për të
drejtat autoriale: Copyright (c) 2015 Keshilla per Floke
·Ne së bashku me autorët tjerë prej të cilëve
kemi leje, jemi pronarë dhe kemi kontroll të plotë mbi të drejtat autoriale dhe
pronësisë intelektuale në këtë web faqe dhe materialeve në web faqe.
·Të gjitha të drejtat autoriale dhe të pronësisë
intelektuale janë pronë e web faqes sonë dhe të gjitha këto të drejta janë të
rezervuara.
·Nuk lejohet kopjimi i plotë apo i ndonjë pjese
dhe postimi në emër të tjetër kujt pa leje paraprake!
Njoftim i përgjithshëm: Kjo faqe është hapur për qëllime
edukative për tiu ndihmuar njerëzve në jetën e tyre të përditshme në lidhje me
kujdesin dhe mirëmbajtjen e flokëve. Kjo faqe nuk merr përgjegjësi për ndonjë
efekt negativ të këshillave andaj çdo
këshillë duhet të trajtohet me maturi. Kjo faqe nuk synon që të shkel të
drejtat autoriale të askujt andaj për çdo problem në lidhje qështjet e më
sipërme na shkruani në e-mail adresën tonë: floktebukura@gmail.com
Copyright notice: Copyright
(c) 2015 Keshilla per Floke
·We, together with our licensors, own and control all the
copyright and other intellectual property rights in our website and the
material on our website; and
·All the copyright and other intellectual property rights
in our website and the material on our website are reserved.
General Notice:
This site is opened for educational purposes to help people in their daily
lives about hair care and maintenance. This site takes no responsibility for
any adverse effects, so any advice from this site should be treated with
caution. This site is not intended to infringe anyone's copyright so for any
problem regarding the above issues write to us at our email address:
floktebukura@gmail.com