Sunday, April 5, 2015

Keshilla per floke te yndyrshme


Përse flokët bëhen me yndyrë?

Flokët bëhen të yndyrshme si pasojë e një çrregullimi të gjëndrave dhjamore. Ato sekretojnë gjithmonë dhe me shumë yndyrë e cila del në sipërfaqe të kokës dhe për pasojë rrënja e flokut shkëlqen.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në yndyrosjen e flokëve?

Trashëgimia: njëri nga prindërit tuaj duhet t'i ketë flokët e yndyrshme.
Ndonjë problem endokrinik.
Ushqimi: abuzimi apo tejkalimi i masës normale të yndyrërave dhe sheqernave.
Disa probleme shëndetësore: kapsllëku, problemet me mëlçinë, etj.
Stresi: një tronditje emocionale përshpejton sekretimin e yndyrës.
Shampot e papërshtatshëm: cilësia e dobët ose keqpërdorimi (kur përdor më shumë se normalja).

Këshillat që duhet ti kemi parasyshë për të trajtuar flokët e yndyrshme janë:

Përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Shmangni yndyrërat dhe dhjamërat e kafshëve (animal fat and grease).
Pini ujë sa më shumë.
Përdorni ushqime që ju ndihmojnë rreth mirëqenjes së flokëve.
Pastroni flokët, sepse me yndyrën e tepërt ato bëhen pis dhe nuk duken aspak atraktive.
Përdorni së paku një herë në muaj një maskë kundër yndyrës (mask to prevent greasy hair).
Kujdes, mos i lani flokët me ujë shumë të ngrohtë.
Mos i krihni flokët e lagura dhe mos i krihni shpesh.

Si mund ta zgjidhni problemin me flokë të yndyrshme?

1. Shpërlani flokët me uthull.
Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit, të holluara në ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës. Kjo pasiqë krijohet një masë thartire tanine e cila e eleminon yndyrën.

2. Qulli nga tërshëra për të bërë maskën
Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyeshëm për flokët e yndyrshme sepse thith yndyrën nga rrënja. Veç kësaj, është efikase edhe kundër zbokthit dhe zvogëlon kruarjen.

3. Prodhime nga çaji nana
Çaji nana është i shkëlqyer për flokë të yndyrshme, prandaj ju këshillojmë që ti përdorni shampot dhe regjeneruesit të cilët përmbajnë ekstrakt të kësaj bime.

4. Sa i përket larjes së flokëve të yndyrshme, mund të themi se larja e shpeshtë me shampon e shtreson yndyrën gradualisht, sepse sa më shumë të përdorni shamponin lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë. Prandaj përpiquni që flokët ti lani çdo të dytën ditë.

Shampot që preferohen të përdoren për flokë të yndyrshme janë:

Desert Essence Lemon:


Head & Shoulders Menthol: 


 Head & Shoulders Lemon:

Herbal Essences - Shampo for Normal / Oily Hair:



Për këshillat në vazhdim na ndiçni në Facebook: facebook.com/KeshillaPerFloke

Saturday, March 28, 2015

Si ti rrisim flokët me vajra natyrale (Natural Oils)

Flokët duhet të lihen 3 ditë pa i larë dhe pastaj mund të përdorim vajra të ndryshëm, si për shembull vajin e ullirit, kokosit, ricinit etj.

Vaji duhet të aplikohet tek rrënjët e flokëve dhe duhet që t'i masazhojmë skalpin e kokës me bulbat e gishtërinjëve në mënyrë të lehtë në formë rrethore. Vajin duhet masazhuar deri sa vaji të mos mbetet më në duar. Pastaj duhet t'i mbledhni flokët me një peshqir, i lini 15- 20 minuta dhe pastaj i pastroni ato me ujë të vakët.

Pas larjes së flokëve mundeni që përsëri të përdorni vajin e kokosit për majat e flokëve por në sasi më të vogël. Vaji i kokosit (coconut oil) preferohet më shumë për majet e flokëve sepse iu ndihmon që të mos ndahen në dysh.

Në fund, flokët tuaja thani me tharësen tuaj dhe flokët tuaja do të jenë të ushqyera dhe njëkohësisht të shkëlqyera.

Për të gjetur vajin e përshtatshëm për ju, kërkoni në dyqanet tuaja të afërta ose kërkoni vajra të rekomanduara të cilat mund ti gjeni në internet me çmime shumë të volitshme:
  • Vatika Coconut Hair Oil



















  • Vatika Olive Hair Oil



















  • Softee Coconut Oil Hair & Scalp Conditioner 













Për këshillat në vazhdim na ndiçni ne Facebook: facebook.com/KeshillaPerFloke 

Sunday, March 22, 2015

Këshilla Kundër Rënies së Flokëve - Tips for hair loss


Rënia e flokëve

Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve (chemicals), ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të ndryshme janë faktorë apo shkaqe të rënies së flokëve. Pra shqetësimi nga ky fenomen vazhdimisht po rritet megjithatë duhet të kuptojmë se në ditë mund të bien deri në 100 flokë gjë që konsiderohet normale dhe nuk duhet të na brengosë. Mirpo nëse nuk dëshironi të përballeni me renie të flokëve më shume e normalisht, duhet që patjetër të jeni të njoftuar me disa këshilla që kanë të bëjnë me luftimin e rënies së flokut.

Alopecia apo rënia e flokëve ( hair loss )

Rënia e flokëve apo siç njihet në gjuhen mjeksore, Alopecia, është çrregullim që shoqërohet me rënine e flokëve tek meshkujt apo tek femrat. Rënia e flokëve mund të jetë në forma të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme. Nëse rënia është afatshkurtër ajo mund të trajtohet në forma të ndryshme natyrale apo edhe me ndihmën e mjekut dermatolog. Humbja e flokut mund të jetë edhe e përhershme, por tanimë edhe kjo qështje ka filluar të ketë trajtim adekuat. Një ndër metodat e kthimit të flokëve por që preferohet si e fundit është edhe transplanti i flokut (hair transplant). Floku rritet 0,35 mm në ditë dhe mesatarisht ka një densitet prej 80,000 deri në 130,000 fije. Nuk duhet të brengosemi nëse masa e rënies është diku deri në 100 fije në ditë pasiqë kjo masë është në sauaza të normales, mirpo nëse ndryshimi ndodh shpejt dhe papritmas është e këshillueshme që të bëjmë konsulta me mjekun e shtëpisë apo dermatologun.
Ka shume faktorë që ndikojnë në rritjen dhe rëninen e flokut. Njëri ndër faktorët kryesor që ndikon në rënien e flokëve është trashëgimia. Ndër faktorë të tjerë të rëndësishëm janë ngjyrërat e flokëve (hair colour), faktorët emocional sikur stresi, ndotja ambientale, gjendja jo e mirë e organizmi t apo ndonjë sëmundje.

Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve:

Gjenet
Ndryshimet stinore
Faktorët hormonal
Faktorët psikologjik, si stresi, shoku emocional (vdekja e personit të dashur, aksidentet, operacionet, ndarja nga partneri apo i dashuri, etj) e të ngjashme
Disa sëmundje shëndetsore
Anemia
Ushqyerja e dobët
Sëmundjet e lëkurës të lokalizara në kokë
Traumat dhe agresionet ndaj flokëve (kapja e shtrëngueshme e flokëve, fërkimi brutal me peshqir etj.)
Dietat dhe çrregullimet ushqimore (mungesa e disa vitaminave)
Përdorimi i kimikateve
Ekspozimi ndaj rrezeve të ndryshme sikur ndaj rrezeve të diellit apo edhe rrezatimeve me rreze x
Presioni dhe tërheqja e flokëve gjatë rregullimit të tyre
Këto janë vetëm disa prej arsyeve që ndikojnë në rënien e flokëve por ka edhe arsye të tjera për të cilat secili është përgjegjës që të reagojë me kohë në momentin që vëren ndryshime të dukshme.

Parandalimi i rënies së flokëve:

Ushqimi i zgjedhur. Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për parandalimin e rënies së flokëve dhe që ndikojnë në rritjen e shëndoshë të tyre janë: vezët, bajamat, peshku salmon, spinaqi, karrotat, tërshëra, fasulja, arrat e ushqime me karakteristika të ngjashme.
Përdorimi i uthullës së mollës. Uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi por veçoritë acidike që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinjë. Gjatë larjes së flokëve, pasi të largoni shamponin, e merrni një shishe të vogël plasike dhe mbusheni gjysmën e shishes me uthull molle dhe gjysmën me ujë. E tundni mirë shishen dhe pastaj lagni flokët tuaj dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj lëshoni ujin dhe shpërlani mirë. Këtë metodë mund ta aplikoni sa herë të pastroni flokët tuaj deri të vëreni ndryshime të dëshirueshme.
Vajrat natyrale. Vajrat natyrale si vaji i ullirit, avokados apo bajamas përforcojnë dhe ushqejnë flokun tuaj. Pasi t'i lyeni flokët me vajrat natyrale prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura dhe masazhojini flokët në mënyrë të lehtë dhe më pastaj shpërlani ato. Kjo metodë mund të aplikohet një ose dy herë në muaj.
Kontolloni stresin me metoda të ndyshme për qetësim dhe relaxim
Mbani një dietë të përshtatshme
Pini të paktën 2 litra ujë në ditë
Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat
Evitoni ushqimet e skuqura dhe yndyrën e tepërt në ushqim
Përdorni sallata të ndyshme të freskëta
Kujdes nga dielli i pishinës dhe i detit
Mos e ndërroni shpesh shampon dhe mos i lani flokët me ujë tepër të ngrohtë dhe mundësisht uji të jetë i vakët.

Sa i përket shampos, ju këshillojmë të përdorni shampon
HERBAL ESSENCES, Head & Shoulders ose Fitoval.

Këto këshilla duhet të merren me kujdes pasiqë çdo rast mund të jetë i veçant dhe mund të mos ketë efektin e dëshiruar.

Tuesday, March 17, 2015

Fakte interesante rreth flokëve - Interesting facts about hairs

Photo by: Salloni Marigona


Fakte interesante rreth flokëve

·         Flokët mesatarisht rriten 0.3 milimetra në ditë dhe përafërsisht 1 centimeter në muaj.

·         Ngrohtësia stimulon qarkullimin e gjakut, prandaj në stinën e verës flokët rriten dukshëm më shpejtë.

·         Çdo ditë na bien 45 deri në 60 fije floku, ndërsa gjatë stinës së vjeshtës flokët mund të bijnë deri në 100 fije në ditë.

·         Deri më tani asnjë shkencëtarë nuk ka arritur që vetëm nëpërmjet vrojtimit në mikroskop të një fijeje floku të dallojë nëse floku ka qenë i një mashkulli apo një femre.

·         Njerëzit brunë (brunette) kanë mesatarisht 100,000 flokë në koken e tyre, biondët apo bjondinat (blonde) kanë mesatarisht 150,000 ndërsa flokëkuqët (red head) mesatarisht kanë 90,000 flokë.

·         Koka është e vetmja pjesë e trupit që nuk ka celulit (cellulite) andaj flokët përbëjnë një lloj izoluesi termik që e zëvendëson celulitin ose yndyrën.

Sunday, March 15, 2015

Flokët kërkojnë kujdes - Hairs need care


Photo by: Salloni Marigona

Flokët kërkojnë kujdes të veçantë

Flokët janë pothuajse bukuria e çdo femre. Ne femrat gjithmonë bëjmë hulumtime se si mund të kemi flokë të shëndosha, të gjata apo edhe të shëndritshme. Flokët kërkojnë kujdes të veçantë sepse janë faktor i rëndësishëm i njeriut, prandaj asnjëri nga ne nuk duhet të ndalet, por duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të arrijë të ketë flokë të bukura dhe tërheqëse. Flokët e bukura dhe voluminoze janë goxha të rralla mirpo secila nga femrat mund t’i ketë ato flok duke u kujdesur në mënyrën e duhur.

Pra, që  flokët tona të jenë ashtu siç i dëshirojmë, gjithnjë është e domosdoshme që t’i përcjellim disa këshilla si më poshtë:

Flokët duhet larë në mënyrën e duhur, fjala vjen: flokët e yndyrshme duhet të lahen 3 herë në javë, ndërsa flokët e thata 2 herë.

Duhet përzgjedhur shampo i duhur, pra të jetë i posaqshëm për llojin e flokut tuaj.

Ushqimi i duhur me vitamina të shumta.

Ushtrimet fizike dhe pirja e ujit pasi që gjaku qarkullon në të gjith trupin duke përfshirë këtu edhe kokën, në mënyrë që flokët të rriten më shpejtë.

Maskat e ndryshme që flokët të jenë sa më të regjeneruara.

Prerja e flokëve çdo 2 muaj, 1-2cm që ato të jenë pa maja të dyfishta.

Përdorimi jo i shpeshtë i kreherit dhe tharëses së folkëve e praktika të ngjashme.

Duke i aplikuar këto këshilla ju do të shihni efekte pozitive në flokët tuaja.Të gjitha këto këshilla dhe këshilla të tjera do të trajtohen si tema të veçanta në këtë faqe nga të cilat do të përfitoni shumë.

Saturday, March 14, 2015

Keshilla per floke te bukura dhe te shendetshme!

Photo by: Salloni Marigona


Rreth faqes Keshilla per Floke

Keshilla per Floke është një webfaqe e cila sjell më të rejat rreth stileve të Flokëve si dhe mirëmbajtes së tyre. Synimi i kësaj faqeje është të sjell këshilla të dobishme për flok të bukura dhe të shëndetshme. Foto, video, artikuj e shumëçka nga bota e Flokut vetëm për ju. Ne do tju sjellim sekretet për një flok të bukur dhe tërheqës.

Kjo faqe do të shtjellojë të gjitha temat në lidhje me shëndetin e Flokut dhe pamjen e Flokut.
Ndër të tjera kjo faqe do të rishikojë dhe pasqyrojë:

·         Maskat për flokë,
·         Shampoot e ndryshme,
·         Mjetet dhe paisjet për rregullimin e flokëve,
·         Larja e flokëve,
·         Ngjyrat për flok,
·         Tharja e flokëve,
·         Trajtimi i flokëve,
·         Prerja e flokëve,
·         Stilet dhe frizurat e flokëve,
·         Kujdesi i përgjithshëm ndaj flokut e tema të ngjashme.

Zbuloni sekretet e pamjes së bukur dhe shtoni vetëbesimin tuaj në dukjen tuaj!

Ju inkurajojmë që të lexoni postimet tona dhe të na ndiqni në faqen tonë në facebook që të njoftoheni të parëtfacebook.com/KeshillaPerFloke


Njoftim për të drejtat autoriale: Copyright (c) 2015 Keshilla per Floke
·         Ne së bashku me autorët tjerë prej të cilëve kemi leje, jemi pronarë dhe kemi kontroll të plotë mbi të drejtat autoriale dhe pronësisë intelektuale në këtë web faqe dhe materialeve në web faqe.
·         Të gjitha të drejtat autoriale dhe të pronësisë intelektuale janë pronë e web faqes sonë dhe të gjitha këto të drejta janë të rezervuara.

·         Nuk lejohet kopjimi i plotë apo i ndonjë pjese dhe postimi në emër të tjetër kujt pa leje paraprake!
Njoftim i përgjithshëm: Kjo faqe është hapur për qëllime edukative për tiu ndihmuar njerëzve në jetën e tyre të përditshme në lidhje me kujdesin dhe mirëmbajtjen e flokëve. Kjo faqe nuk merr përgjegjësi për ndonjë efekt negativ të  këshillave andaj çdo këshillë duhet të trajtohet me maturi. Kjo faqe nuk synon që të shkel të drejtat autoriale të askujt andaj për çdo problem në lidhje qështjet e më sipërme na shkruani në e-mail adresën tonë: floktebukura@gmail.com


Copyright notice: Copyright (c) 2015 Keshilla per Floke
·         We, together with our licensors, own and control all the copyright and other intellectual property rights in our website and the material on our website; and
·         All the copyright and other intellectual property rights in our website and the material on our website are reserved.


General Notice: This site is opened for educational purposes to help people in their daily lives about hair care and maintenance. This site takes no responsibility for any adverse effects, so any advice from this site should be treated with caution. This site is not intended to infringe anyone's copyright so for any problem regarding the above issues write to us at our email address: floktebukura@gmail.com