Sunday, April 5, 2015

Keshilla per floke te yndyrshme


Përse flokët bëhen me yndyrë?

Flokët bëhen të yndyrshme si pasojë e një çrregullimi të gjëndrave dhjamore. Ato sekretojnë gjithmonë dhe me shumë yndyrë e cila del në sipërfaqe të kokës dhe për pasojë rrënja e flokut shkëlqen.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në yndyrosjen e flokëve?

Trashëgimia: njëri nga prindërit tuaj duhet t'i ketë flokët e yndyrshme.
Ndonjë problem endokrinik.
Ushqimi: abuzimi apo tejkalimi i masës normale të yndyrërave dhe sheqernave.
Disa probleme shëndetësore: kapsllëku, problemet me mëlçinë, etj.
Stresi: një tronditje emocionale përshpejton sekretimin e yndyrës.
Shampot e papërshtatshëm: cilësia e dobët ose keqpërdorimi (kur përdor më shumë se normalja).

Këshillat që duhet ti kemi parasyshë për të trajtuar flokët e yndyrshme janë:

Përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Shmangni yndyrërat dhe dhjamërat e kafshëve (animal fat and grease).
Pini ujë sa më shumë.
Përdorni ushqime që ju ndihmojnë rreth mirëqenjes së flokëve.
Pastroni flokët, sepse me yndyrën e tepërt ato bëhen pis dhe nuk duken aspak atraktive.
Përdorni së paku një herë në muaj një maskë kundër yndyrës (mask to prevent greasy hair).
Kujdes, mos i lani flokët me ujë shumë të ngrohtë.
Mos i krihni flokët e lagura dhe mos i krihni shpesh.

Si mund ta zgjidhni problemin me flokë të yndyrshme?

1. Shpërlani flokët me uthull.
Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit, të holluara në ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës. Kjo pasiqë krijohet një masë thartire tanine e cila e eleminon yndyrën.

2. Qulli nga tërshëra për të bërë maskën
Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyeshëm për flokët e yndyrshme sepse thith yndyrën nga rrënja. Veç kësaj, është efikase edhe kundër zbokthit dhe zvogëlon kruarjen.

3. Prodhime nga çaji nana
Çaji nana është i shkëlqyer për flokë të yndyrshme, prandaj ju këshillojmë që ti përdorni shampot dhe regjeneruesit të cilët përmbajnë ekstrakt të kësaj bime.

4. Sa i përket larjes së flokëve të yndyrshme, mund të themi se larja e shpeshtë me shampon e shtreson yndyrën gradualisht, sepse sa më shumë të përdorni shamponin lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë. Prandaj përpiquni që flokët ti lani çdo të dytën ditë.

Shampot që preferohen të përdoren për flokë të yndyrshme janë:

Desert Essence Lemon:


Head & Shoulders Menthol: 


 Head & Shoulders Lemon:

Herbal Essences - Shampo for Normal / Oily Hair:



Për këshillat në vazhdim na ndiçni në Facebook: facebook.com/KeshillaPerFloke